Live

Zbulohet kombësia e 39 personave që u gjetën të vdekur në kamion

19:26 / 24 Tetor 2019

Nga Kosova Live

39 personat që u gjetën të vdekur në kontejnerin e një kamioni në Essex të Anglisë mësohet të kenë qenë të kombësisë kineze, raportojnë mediat britanike.

Kamioni narritur në Britani nga një traget mallrash i nisur nga Belgjika.  

Autoritetet britanike zbuluan se kamioni rezultonte i regjistruar në Bullgari, por kontenjeri ishte nisur nga porti i Zebruzh.

Ndërkohë vijon marrja në pyetje e shoferit 25-vjeçar të kamionit, të riut Mo Robinson, që u arrestua si i dyshuar për rastin. Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punon për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur rol” në këtë ngjarje. 

Në një prononcim për mediat dje, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Transportit Rrugor, Richard Burnett, tha që kontejneri ka qenë një dhomë frigoriferike ku temperaturat kanë qenë të ulëta -25C.Ai i cilësoi kushtet brenda kontejnerit si absolutisht të tmerrshme. Raportohet se fshati Laurelvale në qarkun Armagh, ku jeton familja Robinson, ishte në “shok të plotë”.

Ndërkohë që babai i Mo Robinson kishte mësuar mbi arrestimin e të birit dje përmes mediave sociale.

Kush është 25-vjeçari që drejtonte kamionin?

Mediat britanike zbuluan dje identitetin e drejtuesit të kamionit, ku 39 persona u gjendën të pajetë brenda një kontejneri në Essex të Anglisë, transmeton shekulli.

Bëhet fjalë për shtetasin Mo Robinson, që kishte mare rrugën nga shtëpia e tij që ndodhet në një fshat të vogël pranë Portdawn-it në Irlandën e Veriut, për në Portin Purfleet ku mori drejtimin e kamionit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...