Live

Onkologët nga Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë, kundër Kancerin e Gjirit

10:43 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) dhe Shoqata e Onkologëve të Shqipërisë (SHOSH) kanë organizuar së bashku konferencën e parë mbarëkombëtare për Kancerin e Gjirit, raporton EkonomaiOnline.

Është ngjarja e parë i profilit të tillë duke tubuar profesionistë që merren me onkologji nga të gjitha viset shqiptare, por jo vetëm, sepse referues kanë qenë edhe ata ndërkombëtarë.

Interesimi për këtë ishte goxha i madh, ku të interesuarit u deshën që të paguajnë më shumë se 20 euro që të marrin pjesë në këtë konferencë shkencore.

Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi, tha se kjo sëmundje nuk njeh kufi.

“Jemi munduar ti mbledhim profesionistët që merren me fushën e onkologjisë të trojeve shqiptare por kemi edhe ndërkombëtare. Sëmundja e kancerit të gjirit nuk njeh kufi, nuk njeh komb e as racë dhe me këtë aktivitet do të mundohemi të reflektojmë së bashku”, ka thënë ai.

Bislimi tha se vetëm vitin e kaluar në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar 350 raste të reja të sëmundjen e kancerit të gjirit.

“Nga viti në vit ne punojmë në Onkologji dhe thirremi në raste të reja dhe vitin e kaluar kanë qenë 350 raste të reja të kësaj sëmundje dhe këtë vit deri në shtator 270 raste të reja por presim që këto shifra të jenë të barabarta me ato të vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Kryetarja e Shoqatës së Onkologëve të Shqipërisë, Silvana Qeliku, shpreson se këso aktivitete të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.

“Ky aktivitet është detyrim për të gjithë se jemi vëllezër e jemi motra. Unë jam e nderuar sepse shih se këtë aktivitet e bëjnë shumë mjeke e onkolog që marrin pjesë këtu. Shpresoj se këto aktivitete të vazhdojnë edhe në vitet në vazhdim”, ka thënë ajo.

Kryetari i odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se këso evente do tentohet të bëhet i përvitshëm.

“Shumë gjëra po përputhen sot. Në këtë drejtim dua të përsëris se disa e dini se oda vitin tjetër do të jetë kushtuar vetëm onkol9gjisë. Këtë që po filloni do të vazhdojë deri në tetor të vitit të ardhshëm dhe shpresoj se onkologjia do të trajtohet edhe më mirë dhe besoj që konferenca do të hap një kapitull qe do diskutohet në ministri të shëndetësisë si degë e onkologjisë, në mënyrë që kjo degë mos të mbesë vetëm barrë e juve onkologëve por të jetë i gjithë neve”, ka thëne ai.

Për fund u ndanë edhe disa mirënjohje për kompanitë dhe spitale që kishin bashkëpunuar me onkologë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...