Live

Edi Rama ‘godet’ Haradinajn: Ja oferta marramendëse e Makron-it që e refuzoi

18:34 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpalosur për herë të parë versionin e tij për bisedën që kishin me dy të fuqishmit evropian, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emanuel Makron.

Madje, për këtë të fundit, Rama theksoi se i kishte premtuar Ramush Haradinajt heqjen e vizave në rast të pezullimit të taksës ndaj Serbisë.

“Unë në asnjë sekondë s’i kam thënë hiqe taksën. Unë i kam thënë “Ramush, kjo që po ta propozon Emanuel Macroni vjen njëherë, jo dy herë. Këtij zotëri që bën heroin se lufte kundër gjithë botës dhe ju dorëzua popullit vet. Ky sot kishte mundësinë t’ia jepte liberalizmin e vizave”, tregoi Rama.

Tutje, kryeministri shqiptar theksoi se Makron në syrin e tij, kancelares Merkel, Vuçiqit, i kishte thënë kryeministrit në largim, Haradinajt:

“Më jep 4 muaj dhe unë bashkë me Angelën do të futemi në proces të dialogut dhe pezulloje taksën. Serbia të pezullojë fushatën idioteske për heqjen e njohjeve, nëse pas 4 muajve do të dështon: Unë do të heq veton për vizat, dhe do të ndodhë t’iu hiqen vizat.

“Unë i thash Ramush pranoje këtë.  Por popullin e Kosovës e mbajti peng me kokëfortësinë”, u deklaruar Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...