Shkencëtarët kanë krijuar Emma-n me gjymtyrë të deformuara, shinë të ngërthyer dhe me shumë problema tjera.
Kështu pretendohen të bëhen njerëzit, konkretisht punëtorët e zyreve pas 20 viteve. Pas 20 vite të ulur në një ambient jo shoqërore, ekspertët paralajmërojnë se mund të dukeni kështu.
Një ekip i madh studiuesish të përbërë prej mjekëve, nga ekspertët e egronomisë dhe nga ekspertët e sjelljeve kanë ekzaminuar ndikimin e zyreve në shëndetin e punëtorëve, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.
Rezultati është i frikshëm, ata kanë arritur përmes analizave dhe observimeve ta krijojnë personin pas 20 viteve.
Duke i ndjekur më shumë se 3 mijë punëtorë në Francë, Britani, Gjermani, duke i pyetur rreth shqetësimeve shëndetësore, kanë ardhur në këtë përfundim dhe në raport ata kanë bërë thirrje kompanive dhe zyreve që të merren masa për ndryshime në punë, në mënyrë që të parandalohen njerëzit për tu dukur si Emma e gjorë.
Gjendja e Emma-s është produkt i jetës së përditshme në zyre: shpina e saj duket kështu për shkak numrit të madh të shpenzuar ulur në tavolinë, ajo ka vena të dala jashtë për shkak mos qarkullimit të gjakut, një stomak të fryer për shkak që rri ulur si dhe sy të kuq dhe të thatë për shkak kompjuterit.