Live

Policia e Vlorës u del në ndihmë dy turistëve spanjollë

09:44 / 27 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Policia e Vlorës u ka ardhur në ndihmë dy turistëve spanjollë të cilët kishin humbur në Kanionin e Gjipës.

Të shtunën rreth orës 18:20, në Kanionin e Gjipesë, Himarë, një çift spanjollësh duke eksploruar territorin, për shkak se po afronte nata kanë humbur rrugën duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Njoftimi:

Himarë, Vorë

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve spanjollë të cilët humbën për 3 orë në Kanionin e Gjipesë.

Rreth orës 18:20, në Kanionin e Gjipesë, Himarë, një çift spanjollësh duke eksploruar territorin, për shkak se po afronte nata kanë humbur rrugën duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni.

Forcat e Policisë së Himarës dhe ajo Kufitare, për shkak të terrenit të vështirë kanë kërkuar në rrugë tokësore me këmbë, por edhe nëpërmjet territorit ujor me mjetet lundruese me qëllim gjetjen e tyre.

Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno.

Dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Policia po i shoqëron turistët drejt automjetit të tyre në rrugën nacionale Vlorë – Himarë.

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje shërbimet e kërkimit, si dhe ambasadën spanjolle, e cila ka asistuar në operacionin e kërkimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...