Më shumë se 80 luftëtarë talibanë janë vrarë në sulmet ajrore nga forcat afgane dhe amerikane në provincat Kandahar dhe Faryab të Afganistanit në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët.
Abdul Kareem, shefi i policisë në provincën veriore Faryab, tha të dielën se një grup luftëtarësh talibanë kryen një sulm në pikat e kontrollit të sigurisë në rrethin e Pasunkunkot të shtunën mbrwma dhe ishin në shënjestër të sulmeve ajrore nga Forcat Ajrore tw Afganistan.
Ai për Anadolu Agency tha se të paktën 53 luftëtarë talebanë u vranë dhe 11 tw tejrw u plagosën.
Në provincën jugore të Kandaharit, forcat amerikane kryen sulme ajrore në rrethet Maruf dhe Shah Wali Kot, duke vrarë 33 luftëtarë talibanë dhe duke plagosur tetë të tjerë, thuhet në një deklaratë nga selia e policisë provinciale.
Talibanët. ndërkohë, pretendohet të ketë goditur një karvojë amerikane në Kandahar në një sulm të pajisjes shpërthyese të improvizuar.