Live

383 vjet nga themelimi i Universitetit të Harvardit

08:59 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Universiteti i Harvardit, njëri ndër universitetet më prestigjioze në botë, shënon sot 383-vjetorin e themelimit.

I themeluar para gati afro 4 shekujsh në Kembrixh, Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant Xhon Harvard.

Meqë themeluesi ishte teolog, në fillim qëllimi i këtij institucioni ishte edukimi dhe arsimimi i klerikëve.

Në fillim ky institucion arsimor mbante emrin Kolegj, por në vitin 1639 e mori emrin Harvard, në nderim të themeluesit të tij i cili një pjesë të pasurisë dhe bibliotekën e tij të pasur ia fali këtij universiteti.

Kurse në vitin 1879 u themelua edhe kolegji për vajza, që u quajt edhe si “Aneks i Harvardit”.

E ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konsiderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko.

Ndërsa sot, në këtë universitet studiojnë mijëra studentë nga e gjithë bota në studimet themelore, master e doktoratë.

Aktualisht, Harvardi bën pjesë në një nga tetë universitetet prestigjioze të Ivy Leauge. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...