Jose Mourinho tashmë ka një rol të ri. Ai është bërë analist në “Sky Sports”.
Ndeshja e parë që ai analizoi ishte pikërisht ndeshja e dy ish skuadrave të tij, Manchester United dhe Chelsea.
Trajneri nuk u tregua aspak i butë gjatë komenteve për dy ish skuadrat.
“Katër ekipe mund të fitojnë titullin: Manchester City, Tottenham, Liverpool dhe Manchester City B. Nuk shoh gjithashtu që Arsenali t’i rezistojë një gare titulli. Sezoni i kaluar ishte fenomenal, por mendoj se Tottenhami i bashkohet Citizens dhe “The Reds”.’
Edhe ish-mbrojtësi i United, Gary Neville, u pajtua me këtë.
“Nuk shoh që United të fitojë titullin. Si tifoz i United, gjithçka që dua të bëj është të krijojë një strategji dhe t’i përmbahet asaj. Erdhën David Moyes, Louis van Gaal, Mourinho dhe të gjithë u larguan. Solskjaer po bazohet te lojtarë britanikë. Janë katër strategji të ndryshme. Një klub pretendent nuk mund të ndryshojë gjatë gjithë kohës”, u shpreh Neville.
Mourinho tha se Liverpooli dhe Manchesteri prapë do të shkëputen prej ekipeve tjera.
“Ne do të donim që United, Chelsea dhe Arsenali të ishin gjithashtu në atë nivel. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Ndonjëherë mund të ndodhin gjëra të paparashikueshme. Kush e di?-tha portugezi.