Live

SZS: Vuçiq po e nxit Ushtrinë që ta rrah popullin

13:51 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Partia opozitare serbe Aleanca për Serbinë (SZS) ka njoftuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte urdhëruar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë që ta rrahin popullin gjatë përleshjes në protestën “Një në pesë milionë” që u mbajt të shtunën para Presidencës.

“Aleksandar Vuçiq gënjen me paturpësi se u informua për gjithçka vetëm pas mesnatës – disa orë pas ngjarjes së turpshme. Ushtarët u abuzuan. Vuçiq i poshtëroi ata, duke i punësuar të rrahin popullin e tyre dhe në këtë mënyrë i uli në nivelin e falangës së tifozëve të tij”, thuhet në deklaratën e SZS-së opozitare.

Aleanca theksoi se Serbia është bërë një fuçi baruti dhe se Vuçiq është përgjegjës për të gjitha konfliktet civile që po tronditin Serbinë.

“Vetëqeverisja e tillë duhet të vihet në rrugë të mbarë. Mund të dalim nga kaosi politik vetëm me zgjedhje të drejta. Për të mundësuar këtë, duhet të përmbushen kërkesat precize dhe të qarta që kemi përshkruar, të cilat janë të përfshira në raportin e ekipit të ekspertëve të protestave 1 nga 5 milionë”, shton deklarata.

Gjatë protestës “Një nga pesë milionë” të shtunën erdhi deri te një incident kur një nga organizatorët e protestës, Srdjan Markoviq, u sulmua.

Markoviq tha se incidenti përfshinte jo vetëm anëtarët e njësisë “Kobra” të Ushtrisë serbe, por edhe sigurinë private, dhe i kërkoi ushtrisë që të njoftojë se kush ishte oficeri i detyrës të shtunën mbrëma dhe kush urdhëroi rrahjen brutale.

Shpërndaje në

U Kopjua