Këngëtari i njohur botëror, Enrique Iglesias, mbrëmë (e hënë), ka mbajtur koncertin e tij të radhës në Greqi.
Duket se në mesin e mijëra njerëzve që ishin të pranishëm në koncert, kishte edhe nga trojet shqiptare.
Kjo pasi në një moment ata i kanë hedhur flamurin në skenë dhe këngëtari shfaqet duke e valëvitur atë.
Enrique e ka mbajtur për disa minuta në duar flamurin teksa këndonte dhe fotoja e tij është bërë virale. Edhe pse nuk dihet nëse Iglesias ia ka pasur idenë se cilin flamur ka pasur në dorë, të gjithë u gëzuan nga ai veprim i tij.