Dy ditë më parë, nëna e ekstremistit grek Kostas Katsifas u ankua se policia shqiptare e kishte dhunuar për të mos e lënë të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës kundër Italisë Fashiste.
Eshtrat e 100 prej tyre ndodhen në Bularat dhe nëna e Katsifas bashkë me motrën kërkuan ta shfrytëzonin ceremoninë e nderimit të ushtarëve që ranë kundër fashizmit për të nderuar Kostën që ra duke qëlluar me breshëri ndaj policisë shqiptar.
Në videon e mësipërme duket momenti kur policia i heq nga duart banerin provokues me qëllim shmangien e çdo lloj incidenti gjarë ceremonisë shtetërore.
Duket që ndaj saj nuk ushtrohet dhunë pavarësisht pretendimeve të saj.
Më parë nëna e Katsifas kishte bërë thirrje për vrasje të shqiptarëve dhe luftë kundër Shqipërisë duke thënë se ndodhej në të ashtuquajturin Vorio Epir./abcnews