Live

Lekaj paralajmëron taksë rrugore për autostradat e Kosovës

09:35 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ministri në dorëheqje i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka thënë se edhe Kosova do të vendos taksë rrugore në autostradat e saj, por sipas tij, çmimet e kësaj takse do të jenë të arsyeshme.

“Disa herë e kam përsëritur që taksë do të ketë sepse investimet në autostrada kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë. Por ne do të jemi të kujdesshëm që të vendosim një çmim të arsyeshëm për dallim nga Shqipëria”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria në “Rrugën e Kombit” ka qenë ndër temat më të përfolura. Kjo taksë nuk u ka pëlqyer fare kosovarëve që pushimet i kalojnë në Shqipëri. Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria fillon nga 2.5 euro e shkon deri me 23 euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...