Janë djegur zyret e Inspetoriatit të Arsimit në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 22:00.
Gjergj Gojani, kryeinspektor i Inspektoriatit të Arsimit në Gjakovë e ka cilësuar këtë si një akt kriminal.
“E thyer ka qenë zyrja e kolegut Hasan Sadru, zyrja ime ka qenë e djegur, kemi verifiku të gjitha gjerat për këtë akt vandal dhe supozoj që ky akt vandal nuk lidhet me punën tonë edukativo-arsimore të perditshme, por është akt kundër institucioneve shtetërore të cilat janë fitu me gjakun e dëshmoreve”, ka thënë Gjergj Gojani për TV Syri Vision, transmeton Kosova.live.
Të djegura kanë mbetur edhe disa dokumente të punës të këtij institucioni.
“Nga drejtori I departamentit të policisë që të vjen një komision dhe të verifikoj dëmet e shkaktuara, sepse supozoj qe janë të shumta”, tha thënë tutjë Gojani.
Personi i cili dyshohet se ka qenë kryesi i kësaj vepre, tashmë është arrestuar nga organet kompetente.