Live

U iknin tatimit, mbyllen autoparkingjet në Prishtinë

21:40 / 01 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Doli në punë si çdo ditë tjetër. Megjithatë, kësaj radhe, një punëtor sigurimi në Prishtinë nuk kishte me çka të merrej.

Ai rrinte i vetëm në vendin e tij të punës, kjo për shkak se parkingu i automjeteve që ai e mbikëqyr zakonisht u mbyll.

E pos këtij, janë mbyllur edhe disa parkingje tjera në Prishtinë.

Kjo po ndodh për shkak të një aksioni qe ndërmori Administrata Tatimore e Kosovës kundër tatimpaguesve borxhlinj.

Të enjten, ATK-ja, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, filluan procedure e konfiskimit të pasurisë së tatimpaguesve, që nuk i përmbushën kërkesat ligjore të ATK-së.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Bytyqi, ka treguar për T7 se kjo procedure e konfiskimit është zhvilluar ndaj 8 tatimpaguesve

Bytyqi tregoi edhe për vlerën e mallrave dhe pasurisë se konfiskuar gjatë këtij aksioni.

Nga ky institucion kanë paralajmëruar se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim,

Andaj i inkurajojnë të gjithë tatimpaguesit borxhlinj, që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...