Live

Protestojnë kandidatët për studentë të Mjekësisë, që mbetën pa u regjistruar

11:53 / 04 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Disa kandidatë për studentë të Fakultetit të Mjekësisë po protestojnë para rektoratit të UP-së.

Ata thonë se u është bërë padrejtësi për shkak se janë pranuar në fakultet mirëpo për shkak të mosinformimit kanë mbetur të pa regjistruar.

Thonë se lista zyrtare me të pranuar nuk ka dalë fare dhe nuk kanë pasur si të informohen.

Liridon Bytyçi, është një nga studentët e pranuar në fakultetin e Mjekësisë në zëvendësimin e kuotave të rezervuara, por fatkeqësisht jo i regjistruar për arsye mos informimi nga Universiteti.

“Njëri nga ne studentet është informuar tri ditë pas mbylljes së afatit të regjistrimit nga referenti i Fakultetit të Mjekësisë”, tha ai

Bytyçi thotë se për këtë fillimisht janë drejtuar në dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, pastaj në Rektorat dhe në Administratën Qendrore.

“ Këto trija organe na kanë thënë që hapja e sistemit “Smial” për regjistrimin e semestrit bëhet vetëm përmes ministrisë së arsimit pikërisht nga vete ministri në detyrë. Ne ju drejtuam ministrit por ai na anashkaloi duke thënë se regjistrimin e bën universiteti e jo unë. Ne nuk po kemi ku të drejtohemi për këtë çështje”, u shpreh ai duke shtuar se ka 1 muaj që kanë filluar ligjëratat  dhe çdo ditë e humbur është dëm për ta.

Gembi Dulauka,  një tjetër student tha se është i pranuar por që nuk ka mundur të regjistrohet për shkak se është informuar tri ditë pasi është mbyllur afati i regjistrimit.

“Menjëherë pasi kemi marrë njoftimin kemi shkuar te Ministria, por e kemi pasur të pamundur pasi ishte në takim zyrtar. Pamundësia për me bë diçka, jemi drejtuar edhe në dekanat, por kanë thënë që nuk munden me na ndihmu. Nuk na mbetet gjë tjetër veç të protestojmë”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të hyjnë edhe në grevë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...