Çifti i showbiz-t vendor, Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, tash e një kohë po përfolen për ndarjen e tyre. Spekulimet për ndarjen e tyre erdhën pasi reperi i mirënjohur anuloi koncertet për një kohë dhe përveç këtij hapi, ndërmori edhe një tjetër sa i përket jetës së tij private. Reperi e largoi modelen nga rrjetet sociale, ndërsa ajo jo.
Pastaj të dy fshinë postimet e përbashkëta. Por, modelja i ka japur fund spekulimeve për ndarjen e tyre duke i ofruar mbështetje Feros për projektin e ri muzikor. Derisa fansat menduan se gjithçka po shkonte mirë me çiftin, Arbenita mbrëmë ka postuar një foto në rrjetin social Instagram.
“Gjithmonë kur dikush mendon se nuk mund t’i largoj nga jeta ime”, ka shkruar këngëtarja. Kështu duke mos bërë të ditur se për kë është fjala.