Një adoleshent që ka një kanal në Youtube me 2 milionë ndjekës, si dhe 600 mijë në Twitch, u ka kërkuar falje ndjekësve pasi mori një përjashtim të përjetshëm për hile nga Epic Games, krijuesit e lojës së shumëndjekur, Fortnite.
Kanali i tij fitonte me dhjetëra mijëra dollarë në muaj, dhe ky përjashtim sigurisht që është një goditje e rëndë për të.
Ai u përjashtua sepse kishte përdorur “aimbot” gjatë lojës, manipulime që ia lehtësojnë fitoren kur shënjestron kundërshtarët.
Me lot në sy, ai tha para ndjekësve se do të mbante përgjegjësi të plotë për veprimet dhe se e kuptonte më së miri se pse kishte ndodhur kjo. “Do të doja ta kisha ditur që në fillim se sa të rënda ishin pasojat”, tha ai për ndjekësit, duke shtuar: “Ju dua të gjithëve ju që më mbështetni. Ky nuk është fundi.”