Arben Gashi nga Lidhja Demorkatike ka thënë se nëse partitë parlamentare lidhin koalicion parazgjedhor, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke aluduar me VV-në.
Megjithatë Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.
“Vendimet për koalicione deklarohen nga kryetari. Mendoj se LDK është e interesuar që të gjitha partitë parlamentare të shkojnë vet në zgjedhje, që të dimë forcën e të gjitha partive. Nëse kemi koalicion prej partive parlamentare, natyrisht e kemi qëndrimin tonë për koalicion opozitar, ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë dhe do të bëjmë koalicion”, tha Gashi.
Këto citime Gashi I bëri në një debat që po zhvillohet në kolegjin Riinvest.
Arben Gashi vazhdoi se me 22 gusht do të ndodh shpërbërja e kuvendit dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.