Live

AGK: Të merren masa ndaj familjarit të imamit që kërcënoi gazetarët

14:22 / 06 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetarëve të televizionit Klan Kosova nga familjarët e imamit të xhamisë së Zhabarit Sead Bejta.

Në reagimin e AGK-së thuhet se e dënojnë ashpër kërcënimin e ekipit të Klan Kosovës nga familjari i imamit Sead Bejta.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me kërcënimin që i është bërë ekipit të Televizionit Klan Kosova, nga një familjar i imamit të xhamisë së Zhabarit, Sead Bejta. “Nëse publikohet vetëm një sekuencë për këtë rast, ose ti ose unë do të jemi mi tokë”, është kërcënimi që i është bërë ekpit të Klan Kosovës, përderisa ata ishin duke realizuar një storje, ku protagonistë ishin imami Sead Bejta dhe një grua me iniciale S. B”, thuhet në reagim.

AGK në reagim kanë thënë se kërcënimi ndaj punonjësve të medias cenon lirinë e medias.

AGK fton organet e rendit që të marrin masat e nevojshme ndaj kërcënuesit në fjalë.

“AGK fton organet e rendit, me theks të veçantë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj kërcënuesit në fjalë, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...