Shefja e Zyrës se BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar Komunën e Gjakovës, ku është takuar me kryetarin Ardian Gjini, transmeton KosovaLive.
Apostolova, shprehu keqardhje për mosfillimin e punimeve në projektin e ngrohtores së qytetit e cila ka pasur të fillojë gjatë se enjtes. Shtyrja u tha se i bë për shkak të vonesave të Ministrisë së Mjedisit.
Apostolova njoftoj se 40% e qytetarëve të Gjakovës do të jenë pjesë e ngrohtores me biomasë. Sipas sa,j ky është projekti i parë në Kosovë i këtij lloji.
“Është kënaqësi e veçantë të jemi në Gjakovë sot. Është një nga vendet që merr mbështetjen më të madhe në Kosovë. Shpreh keqardhje që nuk mundem të shohim sot fillimin e punës së ngrohtores që funksionon me biomasë”.
“Ky projekt i parë i këtij lloji në Kosovë. Biomasa konsiderohet gjërat që mbështetin ruajtjen e ambientit. 40% e qytetarëve të Gjakovës do të jenë pjesë e kësaj ngrohtore”, tha Apostolova.
Kryetari i Komunës se Gjakovës, Ardian Gjini, theksoi se BE-ja mbetet donatori i pakrahasueshme për Gjakovën dhe Kosovën.
Gjini njoftoj se pavarësisht vonesës nga MMPH-ja, projektit do të fillojë së shpejti.
“Faleminderit që jeni me ne. BE është donatori i pakrahasueshme jo vetëm për Gjakovën por për të gjitha Komunat dhe gjithë Kosovën”.
“Gjakova do të gëzoj disa projekte të rëndësishme që po financohen në pjesën më të madhe nga Unioni Evropian siç janë ndërtesa e re e komunës që është duke u ndërtuar si dhe ngrohtorja e re e qytetit e cila shumë shpejt do të nisë, edhe pse ka pasur sot të nisë, por është vonuar për shkak të MMPH-së”.
“Po gëzojmë këto projekte të mira për të gjithë qytetarët e Gjakovës. Ju falënderoj për mbështetjen”, u shpreh Gjini, raporton EO.