Një person dyshohet se ka vdekur mëngjesin e sotëm në Klinë, pasi që i njëjti është goditur nga treni.
Dyshimet e para janë se i njejti kishte dalë para trenit për të kryer vetëvrasje.
Një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar as nga policia e as nga prokuroria.
Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se sipas atyre që ka marrë vesh nga vendi i ngjarjes, i ndjeri ka lënë një letër, shkruan Express.
“Sot në mëngjes treni duke ardhë nga Peja e ka shkel një person të ri e ka mbyt në vend. Krejt pasagjerët janë mbet në këmbë, i nderi sipas dëshmitarëve e kishte lënë një letër”, thotë ai.