Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë disa fjalë në lidhje me ftesën që ka marrë Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.
Limaj e ka quajtur të padrejtë këtë gjykatë, sikundër që janë të padrejta edhe ftesat për drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-së.
“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së”, thotë ai.
Limaj ka besim që lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë dhe beson në pafajësine e Selimit.
“Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit”, ka shktuar ai.