Ajo është rikthyer pas 11 vitesh në festivalin “Kënga Magjike”, si pasojë e disa mospajtimeve që ka pasur në të kaluarën, gjëra këto tejet të shpeshta në gara të tilla.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Eneda Tarifa, e cila për herë të fundit në këtë kompeticion ishte shfaqur në vitin 2018.
Në edicionin e atij viti, këngëtarja e njohur mori pjesë me këngën “Zëri Im”, teksa fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata”.
Për tekstin, muzikën dhe gjithë producimin e këngës është përkujdesur Flori Mumajesi.
E njëjta shquhet për zërin e veçantë dhe deri më tani është vlerësuar me disa çmime në festivalet ku ka qenë pjesëmarrëse.