Në të gjitha bizneset e Kosovës vazhdojnë mashtrimet me çmimet e rrejshme.
Është bërë një traditë për gjithë bizneset e vogla e në veçanti ato ushqimore me mashtrim të çmimeve.
Çmimet në rafte janë vetëm karrem për konsumatorin pasi çmimi tek arka fiskale ndryshon .
Në raste që konsumatori e ka hetuar dallimin në çmim zakonisht gjen arsye të ndryshme,çdo herë ka arsyetime nga ana për gabime teknike,por shumica e konsumatorëve nuk e vërejnë këtë mashtrim.
Pavarësisht kësaj që qytetaret ankohen në inspektorat nuk ka masa parandaluese nga ana e tyre.