Sot, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti dhe Besian Mustafa pritën në takim përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së, transmeton Ekonomia Online.
Në takim u diskutuan çështje jetike për funksionimin e mirëfilltë të RTK-së që kërkojnë veprime konkrete të menjëhershme nga Kuvendi i ri si bordi jofunksional që nga dhjetori i këtij viti, rishikimi i mbarëvajtjes së procesit të emërimit të drejtorit të përgjithshëm aktual, fshehja e borxheve dhe kalkulimi i saktë i borxheve të RTK-së, çështja e pronës dhe objektit të RTK-së, etj.
RTK është institucion publik që financohet nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të ju shërbejë atyre dhe vetëm atyre. Si i tillë, LDK nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt.