Live

Arrestohet kontrabanduesi i armeve Serbi-Shqipëri

12:12 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kosovari Ylber Ademi 51 vjeçar nga Podujeva  është arrestuar nga organet policore ne Shqipëri.

Policia e ka ndaluar në aksin rrugor Elbasan-Peqin dhe gjatë bastisjes në automjet i janë gjetur  plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 kilogram tritol të tipit TNT.

Armët të cilët i kishte me vete janë me origjinë nga Serbia,të cilat i kalonte nga kufiri Kosovë-Serbi dhe i shiste në Shqipëri.

Armët i kishte të fshehura në pjesët e ndryshme të veturës të tipit “Benz”.

Policia ka bërë të ditur se ky person është arrestuar edhe disa herë të tjera, ai është zënë duke transportuar edhe municion e tritol që merrte  nga Serbia e vende të tjera.

Rasti është duke u proceduar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...