Live

Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

10:28 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuuese përmbajtjesore e tij.

“Veçanërisht gjatë kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore”, shprehet Cakaj.

Gjithashtu Cakaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, pasi sipas tij do të jetë një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës.

“Nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...