Live

Nxënësit nga Fushë-Kosova informohen për funksionimin dhe punën e Kuvendit

12:50 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Në Kuvend ka vazhduar edhe të enjten Programi “Punëtoritë e Demokracisë”, me rreth 30 nxënës të klasës së IX të Shkollës Fillore “Selman Riza” nga Fushë-Kosova, raporton Ekonomia Online.

Ky program i rifilluar nga Kuvendi gjatë muajit tetor ka për qëllim të afrojë nxënësit që për disa orë të njihen me ambientet e Kuvendit dhe njëkohësisht të rrisin vetëdijen ] për demokracinë dhe rolin e tyre në këtë sistem të qeverisjes.

Në punëtorinë e sotme nxënësit janë ndarë në katër grupe dhe nën kujdesin e edukatorëve. Në fund prezantuan  ë sallën e mbledhjeve plenare atë se çfarë mësuan në punëtori, siç ishte demokracia, qytetarinë aktive, procesi zgjedhor dhe mediet.

Nxënësi i shkollës “Selman Riza”, Enes Resinovci, tha se në punëtori kanë mësuar për procesin e zgjedhjeve dhe rëndësinë e tyre.

Ai tha se punë e Kuvendit është e vështirë dhe e mundimshme, andaj nuk e kishte parë vetën në këtë institucion.

“Jam nxënës i shkollës Selman Riza në fushë Kosovë, ne kemi mësuar për procesin e  zhvillimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Për llojet e zgjedhjeve, rëndësinë e tyre. Punë e Kuvendit nuk është e lehtë, është shumë punë e vështirë dhe është e mundimshme. Nuk e kisha parë veten brenda këtij institucioni sepse nuk me pëlqen pozita në Kuvend”.

Kurse, nxënësi Fatlum Rama, bëri të ditur se kanë mësuar për qytetarinë aktive, se si duhet një qytetar të jetë aktiv dhe jo pasiv.

“Sot kemi mësuar për qytetarinë aktive. Që kemi qytetar pasiv dhe aktiv. Pasiv që mendojnë vetëm për veten dhe jo për të ndihmuar shtetin. Qytetarët aktiv duhet të kemi që të zhvillohet shteti”.

“Është punë e arsyeshme, se në Kuvend ligjet dhe përgjegjësit na ndihmojnë që të shohim të ardhmen tonë. Duhet t’i respektojmë ligjet gjithashtu edhe përgjegjësit t’i mbarojmë dhe jo t’i lëmë anash”.

Ndërsa, nxënësja e klasës së nëntë, Xhevrie Fetahu, potencoi se e vlerëson punën e Kuvendit dhe e cilësoi të mundimshme.

“Ne sot kemi mësuar për qytetarinë aktive. E vlerësoj shumë këtë punëtori. Kemi punuar mirë. Punë në Kuvend është e mundimshme dhe nuk është aspak e lehtë”.

Visar Lana, tha se kanë mësuar për mediet, dhe rolin e tyre në shoqërinë demokratike, raporton EO.

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës në punëtorinë e tyre mësuam për mediet. Ato ndahen në dy grupe të shkruara dhe elektronike. Siç janë gazetat revistat, interneti radio, telefoni. Mediet kontribuojnë në ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë”.

“Mediet kanë rolë të rëndësishme në shoqërinë demokratike. Punë e Kuvendit është shumë e mirë dhe në rrugën e duhur për një të ardhme më të mire”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...