Live

KGjK shpall fituesin e çmimit për Praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

15:19 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Në Ceremoninë e ndarjes së çmimit të organizuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE) dhe Komisioni Vlerësues shpërblyen Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) me çmimin “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, në vlerësim të përpjekjeve për forcimin e zbatimit të të drejtave gjuhësore në Kosovë.

Ky çmim është bazuar në monitorimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb portalin e KGjK-së duke përfshirë edhe rrjetin social Facebook në publikimin e njoftimeve, kërkesave, konkurseve, vendimeve dhe materialeve të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, pas marrjes së çmimit tha se Këshilli i ka kushtuar vëmendje të veçantë të drejtës së barabartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe krijimit të mundësive të barabarta për qasjes në sistemin gjyqësor, duke theksuar se më meritorët për këtë çmim janë zyrtarët për përkthime të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e madh.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...