25 milionë euro kredi për investime do t’i jepen kompanisë “NewCo Ferronikeli” prej Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
Kështu ka bërë të ditur Saimir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë “Balfin Group” dhe ka thënë se është krenar që për vazhdohet bashkpëpunimi i mirë me BERZH-in.
“Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurrent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë Mane.
Edhe Eric Rasmussen, drejtor i BERZH-it për Burime Natyrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me “Balfin Group” për rimëkëmbjen e kompanisë “Ferronikeli” që është shumë e rëndësishme për ekonominë e Kosovës.
“NewCo Ferronikeli” e pati ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm. Kjo kompani është një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan është blerë nga “Balfin Group”.
Kjo kompani pati ka ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.