“Kudo që Marie Yovanovitch shkoi u kthye keq. Ajo filloi në Somali, si shkoi?”, ka shkruar Trump në Twitter.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka sulmuar përmes Twitter-it, ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, derisa kjo e fundit po dëshmonte kundër tij para Kongresit Amerikan.
Demokratët e kanë cilësuar këtë veprim të Trumpit si tentim për ta frikësuar dëshmitaren Yovanovitch, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Yovanovitch po dëshmonte në një seancë dëgjimore se si ajo kishte qenë duke e luftuar korrupsionin në Ukrainë, kur papritmas administrata e Trumpit e kishte larguar nga posti i ambasadores.
Demokratët kanë thënë se Yovanovitch është shkarkuar nga pozita e ambasadores në mënyrë që të lirohet rruga për aleatët e Trumpit që t’i bindin autoritetet ukrainase për të nisur një hetim kundër kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden.
“Kudo që Marie Yovanovitch shkoi u kthye keq. Ajo filloi në Somali, si shkoi?”, ka shkruar Trump në Twitter.