Autoritetet gjermane e kanë arrestuar një grua të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete ilegale në grupin e ISIS-it sapo ajo është kthyer në Gjermani nga Turqia. Lajmin e bëri të ditur zyra e Prokurorit Federal.
E identifikuar vetëm si Nasim A., 21 vjeçe, ishte njëra nga dy gratë e dëbuara nga Turqia të premten. Ajo akuzohet për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit famëkeq terrorist, shkelje të ligjit të armëve dhe kryerje të krimeve të luftës.
Besohet se gruaja ma shtetësi gjermane kishte udhëtuar drejt Sirisë në vitin 2014, ndërsa më vonë kishte shkuar në Irak me bashkëshortin e saj, i cili gjithashtu ishte pjesëtar i ISIS-it.
E dyshuara tjetër, Heida R., u lirua nga policia pasi asaj iu morën shenjat e gishtërinjve dhe mostrat e ADN-së.
Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, më shumë se një mijë luftëtarë të huaj kanë shkuar nga Gjermania në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, sipas të dhënave të agjencive gjermane të sigurisë.
Turqia javën e kaluar filloi t’i dëbonte luftëtarët e huaj që i kishte arrestuar gjatë operacioneve ushtarake brenda dhe jashtë vendit.
Ky vend i ka kritikuar shtetet e Bashkimit Evropian që kanë ngurruar t’i pranojnë në territorin e vet shtetasit e tyre, shkruan “Anadolu Agency”, transmeton Gazeta Express.