Live

Hoxhaj akuzon shtetin e Serbisë për sulm në Konsullatën e Kosovës

13:57 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka akuzuar strukturat serbe të sigurisë për sulmin e djeshëm mbi  Konsullatën e Kosovës në Danimarkë.

Në një postim në rrjetin social “Twiter” Hoxhaj ka thënë se ky sulm është i orkestruar  mirë nga strukturat shtetërore të Serbisë.

 “Sulmi në konsullatën tonë në Danimarkë, në fillim u duk se ishte sulm i tifozëve huliganë të sportit, por doli të ishte një veprim i planifikuar nga struktura shtetërore të sigurisë serbe,” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua