Raportohet se dje në veri të Mitrovicës, një femër është ankuar në Polici se banesa e saj është qëlluar me armë zjarri.
Konkretisht, ajo ka raportuar se xhami i dritares së ballkonit të banesës së saj ishte thyer dhe dyshohet se ishte qëlluar nga ndonjë predhë e fishekut të armës së zjarrit.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.
SONDAZH
Loading ...