Live

SHBA thotë se Ballkanit i duhet bashkëpunimi mes politikës dhe fesë

13:53 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka quajtur lirinë fetare me rëndësi thelbësore për paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuadër Shqipëria është shprehur pro nismës amerikane për Aleancën Ndërkombëtare të Lirisë Fetare.

Në Tiranë po zhvillohet konferenca ndërkombëtare dyditore “Feja si instrument paqeje”, e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) dhe Presidenca e Shqipërisë. Zhvillimi i saj në Tiranë nuk është rastësi, ajo lidhet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, që mbetet një model për rajonin dhe përtej tij, realitet i vlerësuar lart edhe nga Papa Franҫesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, në vitin 2014.

Ambasadori Amerikan për Liritë Fetare në botë, Sam Brownback, përfaqësues i DASH në këtë konferencë foli për nevojën që ka Ballkani për bashkëpunim mes politikanëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare. Nga kjo konferencë ai u bëri thirrje për dialog mes politikës dhe fesë pjesëmarrësve nga Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnjë-Hergevonia dhe Serbia.

“Inkurajoj dhe shpresoj të ketë më shumë dialog dhe ndërveprim midis përfaqësuesve të politikës dhe përfaqësuesve fetarë. Politika është larg fesë dhe kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme, duke e përdorur fenë si një mjet për paqen. Kështu mund të ngrihet një dialog kuptimplotë”, theksoi ambasadori Sam Brownback.

Ai solli në vëmendje se Ballkanit i duhet bashkëpunimi mes përfaqësuesve të feve të ndryshme.

“Ballkani ka nevojë që përfaqësuesit e fesë të bashkohen. Në këtë rajon shpirti, falja dhe pajtimi do të bëhet një model kryesor për botën. Inkurajoj edhe presidentët që janë këtu të bashkohen dhe ngrejnë marrëdhënie me faktorë të tjerë me ndikim në rajon, dhe për të kombinuar zërat e tyre në shërbim të një jete paqësore dhe të mbrojtur”, tha ambasadori Brownback.

Ai theksoi se feja mund të përdoret me sukses si një instrument për paqen, në mënyrë që njerëzit të respektojnë dhe të kujdesen për njëri-tjetrin. Dhe në këtë vizion rol të rëndësishëm pritet të luajë krijimi i Aleancës Ndërkombëtare për Lirinë Fetare, një nismë amerikane që ambasadori Brownback e ka quajtur më herët “nismën e re më të rëndësishme të një gjenerate për të drejtat e njeriut që do të mundësojë rënien e perdes së hekurt të persekutimit fetar”.

Shqipëria pro Aleancës Ndërkombëtare të Lirisë Fetare

Presidenti Ilir Meta deklaroi në këtë konferencë se Shqipëria mbështet nismën amerikane.

“Shqipëria përshëndet dhe mbështet nismën e SHBA-ve dhe planet e sekretarit amerikan të shtetit Pompeo për krijimin e aleancës ndërkombëtare të lirisë fetare, një aleancë e kombeve me të njëjtën mendje, të përkushtuar për të luftuar persekutimin fetar në të gjithë botën,” tha Presidenti Meta.

Ai solli në vëmendje faktin që të gjitha vendet e Ballkanit i ” janë bashkuar koalicionit global kundër terrorizmit” dhe vuri në dukje nevojën „për stabilitet politik në rajon dhe secilin nga vendet e tij për t’u krijuar siguri popujve lidhur me zhvillimin e ekonomive dhe mos lejuar shfaqjen e ekstremizmit fetar, diplomacinë e butë nga faktorët e tretë dhe ndikimin e huaj negativ”.

Kundër ҫdo forme fondamentalizmi dhe ekstremizmi

Kërcënimi për ekstremizëm dhe radikalizim fetar të rinisë së Ballkanit është real. Për ta shmangur atë një rol kyҫ luajnë liderët e komuniteteve fetare. Presidenti Meta u bëri atyre thirrje të „edukojnë të rinjtë dhe të rejat me vlerat e familjes dhe të forcimit të saj, për t’i mbrojtur nga droga, nga lojërat e fatit dhe veset e tjera. Pë të edukuar një rini të shëndetshme, tolerante që me aftësitë dhe talentin e saj t’i shërbejë shoqërisë ҫdo ditë dhe të jetë shpresa për të ardhmen”.

Ai tha se Shqipëria është „kundër ҫdo forme fondamentalizmi, ekstremizmi, terrorizmi ideologjik apo dogmatik” dhe e vlerësoi lirinë fetare si „thelbësore për paqen dhe stabilitetin brenda dhe midis kombeve”. /DW/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...