Live

“Bllaca 1999” në riparim, nisin procedurat për kamera e ndriçim

11:25 / 20 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Të martën kanë filluar matjet e xhamave në mënyrë që të riparohen dëmet në vagonët e qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët, “Bllaca 1999”. Pjesë të trenit nëpërmjet të cilave kujtohet depërtimi i shqiptarëve të Kosovës për në Maqedoni, në pranverën e vitit 1999, pritet që shpejt të marrin pamjen që kishin para dëmtimit, më shumë se dhjetë ditë më parë.

Përderisa Qeveria është duke u marrë me kthimin në gjendje të mëparshme e për mundësinë e vënies së kamerave të sigurisë dhe ndriçimit të hapësirës, Policia ka ardhur në konstatim se dëmtimi është bërë nga fëmijë të moshave prej 9 deri në 13-vjeç.

Në anën tjetër, për “Bllaca 1999”, guri themeltar i së cilës është vënë në prill të këtij viti, ende nuk ka një projekt ideor e as afat se kur mund të jetë gati një i tillë.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se aktualisht janë duke u bërë matjet e xhamave të thyer për t’i zëvendësuar. Sipas tij, ende nuk ka një çmim se sa mund të kushtojnë ata. E për 100 mijë eurot që ishin ndarë në mars nga rezervat e shtetit, Lluka ka thënë se nuk janë shpenzuar as 3 mijë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...