Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka hapur dyert për fëmijët e prindërit, raporton Ekonomia Online.
Klevis Vaqari, menaxhere e projektit nga KOMF-i u shpreh se për të shënuar këtë ditë kanë organizuar aktivitete për fëmijët.
“Në kuadër të kësaj dite në si koalicion kemi menduar ta hapim zyrën dhe të kemi disa biseda shkëmbime lojëra me grupe të fëmijëve, por edhe me individ nga komuniteti, familja për të diskutuar pse jo edhe për sfidat e tyre shqetësimet dhe çështje që ata duan të ngrenë”.
Kopshti, “Loja” dhe një familje vullnetarisht kanë vizituar zyrën e organizatës.
Për shënimin e kësaj ditë edhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë së Evropës në Kosovë, organizojnë aktivitete me fëmijët.
Atyre do tu mundësohet të bashkëbisedojnë me shefin e zyrës së UNICEF, Murat Sahin, me shefin e zyrës së Save The Children, Ahmet Kryeziu, me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova si dhe me ambasadorët e Suedisë, Austrisë dhe Luksemburgut në Kosovë dhe drejtorin e Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës.
Po ashtu, me në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëve tanë martirë, të vrarë e të masakruar nga në luftën e fundit do të përurohet billboardi, me pamje të obeliskut, me dimensione 3 metra të gjerë e 4 metra të gjatë, i cili do të vendoset në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës.