“Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj”. Ky ka qenë mesazhi i qartë i të Ngarkuarës me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones në një aktivitet për fuqizimin ekonomik e personave me aftësi të kufizuar.
Mes të tjerash zyrtarja amerikane theksoi se Amerika është e vendosur të ndihmojë në krijimin e kushteve për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Shqipëri.
“ Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, mbështeti projektin EEPD sepse Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj, dhe Amerika është e vendosur të ndihmojë në krijimin e kushteve për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Ky angazhim për Shqipërinë pasqyron gjithashtu disa ligje amerikane, të cilat urdhërojnë që personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të barabartë me anëtarët e tjerë të shoqërisë, në një mjedis të hapur dhe gjithëpërfshirës”.
“Këto janë edhe të drejta themelore të njeriut, të cilat SHBA i përqafon dhe nxit dhe që Shqipëria i bashkëndan”. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones në aktivitetin përmbyllës të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Njerëzve me Aftësi të Kufizuara” i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”, thuhet në mesazhin e Leyla Moses-Ones, të cilin ambasada e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.