Shqiptar Oseku,në një letër të hapur u drejtohet ambasadorëve të quintit.
Pas reagimeve të disa nga amabasadorëve se në Kosovë janë mpleksur krimi dhe politika,Oseku shprehë disa kërkesa për ta.
Pasi këta të fundit treguan se ekziston një sistem maifioz në
Kosovë,Oseku ka kërkuar indentifikim e tyre me emër për secilin.
“Thoni shkoqur emrat e mafiozeve ne pushtet. Ngrijuani asetet. Ndalojuani hyrjen ne vendet tuaja”ka shkruar ai.
Ai nuk hedh poshtë asnjëherë kontributin e tyre. Prej vitit 1999 e deri sot ,sipas Shqiptar Osekut,asnjë vendim nuk është marrë pa miratimin e tyre.
Ai u tha se edhe ju keni qenë pjesë e ndërtimit të tyre në mënyrë direkte a po indirekte.Reagimin e ambasadorëve e ka cilësur të kotë dhe vetëm fjalë boshe.Derisa ata nuk marrin hapa konkret të identifikohen zyrtarisht si persona mafioz.
Ndërkombëtarëve u ka thënë se , ndërtimi i vendit është përgjegjësi e vet e popullit e jo e tyre. “Por ju mund ta kryeni hisen tuaj: te na clironi nga shantazhi i mafies qe thirret tek ju. Ju mund te thoni shkoqur emrat e mafiozeve ne pushtet. T’ua ngrini asetet. E t’ua ndaloni hyrjen ne vendet tuaja. Ju mund te deshmoni pa rrotlla se mafia nuk sundon ketu me bekimin tuaj te heshtur”, ka shkruar Oesku në Facebook-un e tij personal.