Live

Nxirret trupi i pajetë i kosovarit që vdiq pas tërmetit në Shqipëri

10:51 / 27 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani,ka njoftuar se është nxjerrur nga gërmadhat edhe kosovari i dytë që vdiq tragjikisht pas tërmetit të tmerrshëm që goditi shtetin shqiptar.

Hasani ka shkruar në Facebook se është nxjerrë nga gërmadhat e hotel Tropikal Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit. Ambasadori ka ngushëlluar familjen Abazi pas tragjedisë.

Dy vëllezërit Abazi nga Gjilani u raportuan të vdekur pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi dje në Shqipëri, ku si pasojë mbetën të vdekur mbi 20 persona.

Në Shqipëri ndërkaq janë duke vazhduar kërkimet për shëptimin e disa personave tjerë që kanë mbetur nën gërmadha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...