Presidenti Hashim Thaçi deklaroi sot se shteti i Kosovës dhe gjithë kombi shqiptar kujton me respekt dhe pietet të lartë sakrificën sublime të familjes Jashari, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me rastin e Ditës së Flamurit, kreu i vendit tonë ka përkujtuar se lufta në Prekaz dhe lufta e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot shteti i Kosovës dhe gjithë kombi shqiptar kujton me respekt, pietet të lartë sakrificën sublime të familjes Jashari, Ditën e Flamurit Kombëtar, e gjithashtu edhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta në Prekaz, lufta e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, gjithë bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha atyre familjeve të dëshmorëve, është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i identitetit të krenarisë së shtetit të Kosovës. Prandaj, e ritheksoj çdo herë Prekazi është një burim frymëzimi për të gjithë, edhe respekt për të kaluarën, por edhe për realizmin e objektivave për të ardhmen që Kosova si shtet të jetë sa më parë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, që të jetë shtet i progresit, i zhvillimit, i mirëqenies dhe shtet që çdo qytetar i Kosovës do të ndihet mirë dhe krenar për të jetuar.