Live

Vonesa në Aeroportin e Prishtinës

11:04 / 19 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” sot kanë mbajtur grevë një orëshe.

Punëtorët përmes kësaj greve po kërkojnë kompensim dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa e përvojës së punës, etj.

Për shkak të kësaj greve janë shkaktuar vonesa për fluturime.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit të Prishtinës, Bashkim Latifi tha se greva ka shkuar ashtu siç edhe është planifikuar dhe se përmes kësaj greve kanë dërguar mesazhet e tyre te menaxhmenti i  aeroportit.

Ndërsa për pengesat dhe vonesat në procesin e punës së aeroportit, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha se janë shkaktuar, pasi që një grevistë ilegalisht e ka ndërprerë shiritin e bagazhit dhe kjo pastaj ka shkaktuar telashe.

 Udhëtarët që ishin aty u shprehen mjaftë të mllefosur me këtë gjendje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...