Live

24 viktima në Thumanë, Prokuroria e Krujës nis hetimet

14:41 / 02 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Pas Prokurorisë së Tiranës dhe Durrësit, dhe ajo e Krujës ka nisur hetimet për pasojat e tërmetit që goditi këto zona duke lënë 52 viktima.

Organi i akuzës në Krujë bën me dije se Drejtuesi i Prokurorisë, Prokurorët dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar në Njësinë Administrative Thumanë, ku rezulton se ishin shembur tre pallate, e si rezultat i kësaj shembje kanë ndërruar jetë 24 persona.

Po ashtu Prokuroria ka nisur bashkë-punimin me Komisariatin e Policisë për të verifikuar se ku ka ndodhur një krim dhe të kryhen në çdo rast veprimet hetimore përkatëse.

Lidhur me këto raste ka dyshime, se mund te jenë konsumuar elemente të figurave të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të ndërtimit”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Krujës:

Lidhur me fakteqësinë natyrore, tërmetin e dt.26.11.2019, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kruje, është vënë menjëherë në lëvizje për të verifikuar nëse në këtë ngjarje, ka apo jo elementë të veprave penale.

Drejtuesi i Prokurorisë, Prokurorët dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë Krujë kanë shkuar në Njësinë Administrative Thumanë, ku rezulton se ishin shembur tre pallate, e si rezultat i kësaj shembje kanë ndërruar jetë 24 persona. Po ashtu është vijuar puna në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë të cilët janë urdhëruar që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura në vendgjarje, duke i orientuar ti trajtojnë si vendngjarje ku ka ndodhur një krim dhe të kryhen në çdo rast veprimet hetimore perkatese.

Rezulton gjithashtu se në rrethin ku ushtron kompetencat territoriale Prokuroria Krujë, janë dëmtuar një numër mjaft i madh banesash, nga të cilat një pjesë janë shpallur të pabanueshme dhe pjesa tjetër me dëme të konsiderueshme. Përveç pallateve të rrëzuara IKMT-ja ka prishur edhe disa pallate të tjerë të deklaruara të pabanueshme. Edhe në këto raste oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë marrë në cilesinë e provës materiale mbetje të këtyre pallateve.

Lidhur me këto raste ka dyshime, se mund te jenë konsumuar elemente të figurave të veprave penale të parashikuara nga nenet 289 e 248 te K.Penal.

Për këtë arsye janë urdhëruar oficerët e policisë Gjyqëesore që të verifikojnë:

Çdo banesë të dëmtuar rëndë, ose të shpallur të pabanueshme. Të bëjnë kqyrjen e tyre.Të marrin me cilesinë e provës një kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.

Të sekuestrojnë menjëherë me cilesinë e provës, çdo dokumentacion lidhur me këto ndërtime (Projekt, leje ndertimi, akt kolaudimi etj.), në çdo institicion shtetëror ku ato ndodhen. Të merren vendime për kryerje të aktit të ekspertimit vlerësues për dëmin ekonomik në çdo rast.

Deri në këto momente janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore të domosdoshme në lidhje me vendngjarjet (tre pallatet e rrëzuara ku u shkaktuan viktimat në Thumanë ) dhe ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe në objekte t՞ tjera të dëmtuara rëndë.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve të domosdoshme hetimore, janë urdhëruar Oficeret e policise Gjyqësore që të bëjnë referimet përkatëse dhe në varësi të elementeve të veprave penale që do të konstatohen, do të konkludohet për regjistrimin e procedimeve penale përkatëse.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...