Live

Personat me nevoja të veçanta po ballafaqohen me shumë probleme, kërkohet zbatimi i plot i ligjit

12:12 / 03 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, “Handikos” mbajti konferencën “Promovimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe lidershipit të tyre: Ndërmarrja e veprimeve mbi Agjendën Zhvillimore 2030”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim u konkludua se kjo kategori e shoqërisë kosovare po ballafaqohet me problem dhe sfida në çdo pore të jetës, ndërsa u kërkua zbatimi në plotëni i ligjit për personat me aftësi të kufizuar.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se ky takim i të gjithë mekanizmave shtetërorë duke përfshirë edhe miqtë ndërkombëtarë, është  një mundësi e mirë që të shprehin angazhimin dhe përkushtimin për te drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

“Kemi mbështetur personat me aftësi të kufizuar për rehabilitim. Kemi pranuar në kabinet me persona me aftësi të kufizuar. Besoj që Kosova i është mirënjohëse të gjithë partnereve qe përkrahin personat me aftësi të kufizuar. Shpresoj që do të kemi ende përkrahje nga qeveritë e vendeve për personat me aftësi të kufizuar. Prezenca ime është në shenjë respekti për personat me aftësi të kufizuar”, tha Haradinaj.

Hillen Francke, nga Zyra e BE-së në Kosovë tha se konventa e BE-së përcakton obligimet e shteteve për personat me aftësi të kufizuar dhe se Kosova është zotuar të zbatojë këto obligime.

Megjithatë, ajo tha se ligji për aftësi të kufizuar nuk zbatohet në plotëni.

“Asnjë masë s’është ndërmarrë për ligjin e punës për sa i përket personave të verbër, të shurdhër”, tha ajo.

Ndërsa shtoi se qasja në shkolla e fëmijëve me aftësi të kufizuar është një sfidë tjetër.

“5400 fëmijë janë të përfshirë në shkollë, që i bie vetëm 13 për qind. BE do të vazhdojë të mbështesë organizatat. Lusim institucionet të mbyllin këto hendeqe, mungesa e statistikave është me rëndësi për Kosovën. Qeveria ka përgjegjësi por edhe shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm te kërkojë përgjegjësi. BE  synon te ndihmojnë grupet e ndjeshme dhe asnjë mos te jetë i papërfshirë”, tha ajo.

Afrim Maliqi nga “Handikos”, theksoi se kjo ditë fokusohet në promovimin e zërit të personave me aftësi të kufizuar që ata të flasin për të drejtat dhe sfidat e tyre.

“Sot në Kosovë konsiderohen se edhe pse me disa përpjeke për përmirësimin e jetës personat përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore. Sfidat dhe vështirësitë”, tha ai.

Ai kërkoi që personat me aftësi të kufizuar të jenë të barabartë në shoqëri.

Kosova duhet të angazhohet për krijimin e një shoqërie për njohjen e të drejtave të plota. Aftësi e kufizuar të shihet si çështje e të drejtave të njeriut”, tha ai

Bujar Kadriu, nga Forumi Kosovar për Aftësi të Kufizuar, tha se ligji që është aprovuar vitin e kaluar është gjithëpërfshirës dhe inkurajues, por që kërkoi të zbatohet në përpikëri.

“Koncept dokumenti i aprovuar vitin e kaluar ka hapur një rrugë të re sa i përket personave me aftësi të kufizuar. Ky ligj i cili duhet të praktikohet në plotëni. me korniza të reja, çdo qytetar ka të drejtë të përfitojë të ketë një jetë më cilësore, të ketë një punësim. Ne si forum do të japim maksimumin që ky ligj të reflektojë për të drejtat e juaja në mirëqenien e juaj”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...