Live

ShBA-ja rivendos tarifat tregtare mbi çelikun dhe aluminin nga Brazili e Argjentina

12:38 / 03 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti Donald Trump ka ushtruar trysni ndaj Rezervës Federale që të ulë normat e interesit dhe të lehtësojë politikën monetare, me mënyrë që sipas tij vendet e tjera “të mos përfitojnë më” nga dollari i fortë.

Në anën tjetër, presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se do ta diskutojë çështjen me ministrin e Ekonomisë, Paulo Guedes dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e vet amerikan nëse është e nevojshme, përcjell Telegrafi.

Më parë, Brazili dhe Argjentina kanë arritur marrëveshje me SHBA-në për t’u përjashtuar nga tarifat e çelikut dhe aluminit. Njoftimi i papritur i Trumpit bëhet pas fillimit të bisedimeve tregtare në muajin korrik mes Brazilit dhe SHBA-së.

Me gjithë kundërshtimin e fortë, administrata e Trumpit filloi të vendosë tarifa për çelikun dhe aluminin e importuar botërisht vitin e kaluar, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Në muajin maj, Trumpi hoqi tarifat për Kanadanë e Meksikën, me shpresën se Kongresi i SHBA-së do të ratifikonte Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada, një marrëveshje tregtare e arritur në fund të vitit të kaluar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...