Live

Shahini: Çdo shkollë tashmë e ka një plan për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore

14:42 / 03 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Ministrja e Arsimit Besa Shahini vizitoi shkollën e dëmtuar nga tërmetit në Marikaj të Vorës nga ku bëri me dije detaje nga procesi i rifillimit të procesit mësimor.

Pasi pa nga afër dëmet në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, Shahini deklaroi se nxënësit e saj do ta ndjekin mësimin në shkollës 9-vjeçare “Marqinet” e cila ndodhet 5 km larg dhe për këtë arsye Drejtoria Mësimore ka marrë masa për transportin.

“Transporti i nxënësve është siguruar tashmë nga Zyra Vendore Arsimore Vorë dhe mësuesit do t’i shoqërojnë nxënësit nga Marikaj tek shkolla pritëse. Mësuesit e dy shkollave kanë dy ditë që përgatiten për rifillimin e mësimit, duke bërë planet e daljeve emergjente të sigurta në rast tërmeti dhe duke u përgatitur për pritje të ngrohtë të nxënësve”, tha ministrja Shahini.

Gjatë inspektimit, Ministrja Shahini tha se në ditët e para mësimi do të bëhet me fleksibilitet dhe do të fillohet me një informim shumë të mirë për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence.

“Tre ditët e para le ta nisim me fleksibilitet mësimin dhe të mësojmë ndjesitë e nxënësve, në mënyrë që ta kalojmë këtë gjendje emocionale që la pas tërmeti i 26 Nëntorit dhe pas-tërmetet që vijuan. Çdo shkollë tashmë ka një plan të qartë dhe të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore siç është tërmeti, si dhe për daljen emergjente të të gjithë nxënësve dhe mësuesve nga godinat e shkollave. Çdo kat ka një koordinator përgjegjës për daljen emergjente”, shtoi ministrja./A2

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...