Me qindra vendas dhe turistë u mblodhën në plazhin Chandrabhaga në Indi ku prej të dielës ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Artit të Rërës.
Skulpturat e rërës u gdhendën nga rreth 100 artistë nga e gjithë bota, përfshirë Danimarkën, ShBA-në, Afrikën, Irlandën dhe Rusinë, transmeton Koha Jonë njoftimin.
“Është dita ime e parë këtu, kështu që në fillim do të hedh një sy përreth. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe entuziastë për artin dhe këtu është edhe një sit i bukur, kështu që më pëlqen është shumë”, u shpreh Peter, një artist pjesëmarrës.
Festivali pesëditor përfshin artistë që shfaqin talentin e tyre përmes skulpturave me tema të ndryshme.
Në të njëjtën kohë, po zhvillohet Festivali Konark i cili feston kulturën dhe traditën e pasur të qytetit të Odishës përmes shfaqjeve shumëngjyrëshe me tempullin Konark duke ofruar sfondin në skenë.