Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se konferenca e sotme në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën dhe rajonin tonë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës e meriton liberalizimin dhe Bashkimi Evropian duhet ta marrë vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë sa më shpejt që është e mundur.
“Edhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i qytetarëve tanë dhe bllokimi i këtyre negociatave ishin mesazhe shumë të këqija për tërë Ballkanin Perëndimor.
Për më tepër, ishte mundësi e mirë për të dhënë mesazhin se Bashkimi Evropian duhet të tregojë vizion në qasjen ndaj rajonit. Me politikë të drejtë dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian, i gjithë rajoni ynë së bashku mund të ecë përpara”, ka shkruar ai.