Live

Ismaili vendos rregullin në parkingun e QKUK-së

09:31 / 20 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dje Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili,ka përuruar parkingun për 400 vetura.

Një rezultat i tillë do të zgjidhë problemin shumë vjeçar të parkingut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga tash hyrja dhe qarkullimi brena qendrës do të jetë më i lehtë edhe për stafin brena QKUK-së por edhe për gjithë pacientët dhe vizitorët.

“Parking për 400 vetura në QKUK. Rrugët e bllokuara dhe tollovitë e krijuara ndër vite do të marrin fund. Duke e luftuar korrupsionin po shtojmë investimet që të modernizojmë hapësirat e QKUK-së”, ka shkruar në përurimin e tij në rrjetin social FaceBook ,Ministri Uran Ismaili.

Shpërndaje në

U Kopjua