Live

Vriten tre ushtarë sauditë që ndodheshin në kufi me Jemenin

17:05 / 14 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Arabia Saudite ka bërë të ditur, se tre ushtarë janë vrarë në kufi me Jemenin, derisa ndodheshin në regjionin kufitar Jazan.

Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, tha se një oficer dhe dy ushtarë “u martirizuan në mbrojtje të fesë dhe atdheut”.

Megjithatë, autoritetet nuk dhanë detaje, në lidhje me rrethanat e vdekjeve të ushtarëve.

Që nga fillimi i dhjetorit, numri i ushtarëve që vdiqën në frontin jugor u rrit në 10.

Prej një vit më parë, Arabia Saudite po e udhëheq një koalicion të vendeve Suni, që ka filluar një fushatë masive ajrore në vitin 2015 kundër rebelëve Houthi, të cilët kaluan në pjesën më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin e Sanaa.

Kombet e Bashkuara, konsiderojnë se që atëherë, dhjetëra mijëra jemenë besohet të jenë vrarë në këto konflikte, ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikojnë nga uria. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...